1. Kryefaqja
  2. Rreth nesh

Një copëz e Francës në zemër të Tiranës

Ka dyqane që shesin, dhe dyqane që rrëfejnë

La Petite France i përket të dytave. Të hysh këtu do të thotë të kalosh një prag: nga rruga e Tiranës, drejt një épicerie të vërtetë franceze, ku çdo raft ka një histori për të treguar.

Shijet tona janë të rralla dhe rrëfejnë histori tradite. I përzgjedhim me pasion nga rajonet më të njohura të Francës, por edhe nga Spanja dhe Italia, me një kriter të vetëm: përsosmëri artizanale dhe cilësi pa kompromis.

Të ofrosh markat më të mira evropiane nuk do të thotë thjesht të importosh produkte. Do të thotë t’i ftosh klientët të zbulojnë botë të tëra, nga bodrumet e Champagne te ostriket e Atlantikut.

Si punojmë

Aperitiv në La Petite France
Raftet brenda dyqanit

Karta e pikëve

Merreni kartën në market dhe skanojeni në çdo blerje. Pikët i shkëmbeni me dhurata, aksesorë ose kuponë blerjeje.

Merreni në dyqan

Provoni: Krug, djathë, tartuf, Joselito